Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të premten ka lajmëruar se hapet thirrja për praktikat e punës për 2 mijë të rinj e të reja në të gjithë Shqipërinë.
Ministria Kushi përmes një videomesazhi ka bërë të ditur lajmin e hapjes së thirrjes së gjashtë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Aplikimet mund të bëhen nëpërmjet faqes www.praktika.arsimi.gov.al dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 31 Korrik. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.
Nëse je një i/e diplomuar mes moshës 21-26 vjeç dhe je në kërkim të një përvojë pune pranë një institucioni qendror, njësie bashkiake, institucioni të pavarur apo shoqërie tregtare në vendin ku jeton, kjo thirrje është një mundësi shumë e mirë për ty.
Pas praktikave 3-mujore që do të zhvillohen mes datave 16 gusht – 16 nëntor, të këtij viti, rreth 200 praktikantë që do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës.