29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Harry tregon përjetimet e tij në librin autobiografik: Qava vetëm një herë në varrim, ndjeva një lloj faji

Një libër autobiografik i Princit Harry do të dalë në shitje duke filluar nga data 10 Janar, por disa ekstrakte kanë dalë në media duke vënë sërish në qendër të vëmendjen familjen mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Së fundmi, ka dalë një pjesë e rrëfimit të Princit Harry për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në Gusht 1997.

Harry zbulon se ka qarë vetëm një herë pas vdekjes së nënës së tij kur ai ka qenë 12 vjeç. Dhe kjo ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore.

“Kam qarë një herë, në varrim. Ishte shumë e çuditshme. Ndjeva një lloj faji, mendoj se edhe William (vëllai) e ndjeu gjithashtu, duke ecur jashtë Pallatit Kesington. Aty ishin 50 mijë buqeta me lule për nënën tonë. Po u shtrëngonim duart të tjerëve duke buzëqeshur. Duart e tyre ishin të lagura dhe po dridheshin, nuk mund të kuptonim pse ishin të lagura. Por ishin për shkak të lotëve që po fshinin”, ka thënë Princi Harry.

Më tej ai ka vijuar: “Të gjithë mendonin dhe ndiheshin sikur e njihnin nënën tonë, dhe dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje që të tregonin asnjë emocion në atë moment”.

Harry ka treguar gjithashtu se babai i tij, që sot është Mbreti Charles, nuk e përqafoi kur dha lajmin se Princesha Diana kishte vdekur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...