7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Has/ “Kishin mbushur makinën me pako, mendova po blejnë votat”, kandidati i “Bashkë Fitojmë” tregon pse ndaloi djemtë e kanditatit të PS

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Has, Miftar Dauti ka ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme automjetin e djalit të rivalit të tij, Halit Mula.

Ai deklaroi se vuri re dy djemtë e kandidatit të PS-së duke mbushur makinë me pako, që sipas tij, po i shpërndanin nëpër familje për të blerë vota.

“Ka pako të dyshimta, është automjeti i djalit të kandidatit për kryetar bashkie të PS në Has. E pashë tek shkolla, dy djemtë e tij duke e mbushur me pako. Mund të ketë edhe lekë për të blerë votash, ose gjasme po japin ndihma oriz e makarona, sikur po i shpërndajnë edhe në familje. Por mund të ketë edhe lekë. Po tentojnë në êdo formë të blejnë votat, por ne do t’i mbrojmë.

Në momentin që e pashë, i kam bërë video, ku dy djemtë e kandidatit të PS që po mbushin furgonin me pako. Njoftova shefin e komisariatit, mjeti deshi të ikë por ne nuk e lejuam. I kërkojmë policisë të hapin furgonin dhe të shohim çfarë ka brenda. Policinë se lejuam të merrte furgonin. Të hapet në prani tonë dhe të shohim pakot se çfarë ka”, tha Miftar Dauti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...