28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Hetimet për vrasjen e Ilarias zgjerojnë rrethin e të dyshuarve: Dy shokë dhe nëna e Mark Samson nën lupën e drejtësisë

Tragjedia e vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula po merr përmasa gjithnjë e më të rënda, teksa autoritetet italiane po zbulojnë detaje të reja që hedhin dritë mbi një rrjet të mundshëm bashkëpunëtorësh të 23-vjeçarit Mark Samson, autori i dyshuar i krimit makabër.

Përveç nënës së tij, Nors Marlapz, e cila tashmë ndodhet nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit dhe manipulimin e provave, dy shokë të afërt të Markut dyshohet se mund ta kenë ndihmuar pas vrasjes së Ilarias. Dyshimet janë ngritur pas analizës së celulareve, ku është zbuluar se telefoni i viktimës është aktivizuar pas vdekjes dhe është lidhur me qeliza telefonike në afërsi të banesës së dy shokëve të Markut.

Kjo përforcon pistën se ata mund të kenë qenë në dijeni të krimit, ose madje edhe të kenë ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Të dy të rinjtë janë marrë në pyetje nga hetuesit, por kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Megjithatë, policia vijon me hetimet dhe analizat teknike për të verifikuar lëvizjet dhe komunikimet e tyre.

Për më tepër, burime hetimore bëjnë të ditur se Mark Samson ka pasur vështirësi të mëdha për të treguar vendndodhjen e saktë të trupit, duke shtuar më shumë dyshime se ai mund të mos ketë qenë vetëm gjatë këtij veprimi të rëndë.

Ndërkohë, prokuroria po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik në Itali dhe më gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...