16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Hetimi për Arben Ahmetaj, zbulohen miliona euro transferta nga Shqipëria në llogarinë e bashkëjetueses së tij në Zvicër

Detaje të reja që fundosin pozitën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.

Kështu në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga Credins është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.

Ndërkohë bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha i është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj. Ndërsa ditën e sotme agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të saj.

Hetimet e SPAK:

“Për herë të parë, me anë të agjentëve të FBI që ndodhen në Shqipëri, po ndiqet paraja. Duket se po shikojmë çudira të mëdha me këtë mënyrë. Lajmi është që sapo po botojmë numrat e llogarisë, pasi janë zbuluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, tre transferta të mëdha nga 600 në 750 mijë euro, nga dy banka në Shqipëri, të cilat shkojnë drejt një llogarie të bashkëjetueses së Ahmetaj në Lugano të Zvicrës.

Kodi i llogarisë ka një A69, që A është Arben dhe 69 viti i tij lindjes. Llogaria është zbuluar në emër të bashkëjetueses. Transfertat janë kryer nga dy banka në Tiranë, 3 transferta drejt numrit të llogarisë në Swiss Bank të bashkëjetueses. Një transfertë është kthyer mbrapsht, por ka mundur të kalojë nga një bank tjetër. Përveç sekuestrimit të vilave, hetimi ka shkuar thellë, duke parë transfertat e parave. Kjo mënyrë hetimi është shtrirë për të gjithë dhe nga të gjitha krahët që kanë kryer një korrupsuion makabër në Shqipëri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...