21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Hetimi për protestën në Tiranë: Aktivistët përballen me akuzat

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori për hetim në gjendje të lirë aktivisten Adriana Kalaja, pas protestës që u zhvillua një ditë më parë para Bashkisë, ku u dogjën goma automjetesh. Ajo akuzohet për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Në kuadër të hetimeve, janë kërkuar hetime edhe për pesë persona të tjerë: Klodijan Bajrami, Klevis Balliu, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja. Këta individë përballen me akuzat për “Kundërshtimin e punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Sipas policisë, këta shtetas kanë djegur dy goma automjetesh gjatë protestës dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, njofton se, në vijim të veprimeve hetimore, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për:

– Adriana Kalaja, 60 vjeçare, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
– Klodijan Bajrami, 22 vjeç, Klevis Balliu 35 vjeç, Ilir Tusha, 49 vjeç, Astrit Hysa, 45 vjeç, dhe Sokol Ndoja, 38 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...