8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Hidhet dritë mbi vrasjen e shqiptarit në Belgjike/ Ka qenë vjehrri ai që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në shtetin e Belgjikës ku mbeti i vdekur 28 vjeçari shqiptar. Hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në qytezën Ijzer në Belgjikë, Ilir S., i njohur ndryshe edhe si Maris S, kanë marrë një kthesë të fortë. Hetuesit kanë prova të sigurta se ka qenë vjehrri ai që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.

Mediat belege shkruajnë se piktori 54-vjeçar, Stephane V., nga Nieuwpoort, ka qenë edhe i dyshuari i vetëm në këtë çështje. Provat që e vërtetojnë këtë janë solide, shkruajnë mediat belge, të cilat sqarojnë se ishte vetë 54-vjeçari që pranoi se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij, ditën e vrasjes, por nuk e kishte vrarë ai. Provat në fakt tregojnë një tjetër version. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka i ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre çështja mund të jetë afër përfundimit të saj.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive”, thanë burimet gjyqësore. “Kjo të paktën tregon se V. ishte i pranishëm atë natë kur ndodhën të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohet. Në fakt, ne tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dhe dinamikën e ngjarjes, e në këtë mënyrë do të gjejnë një farë qetësie të afërmit e tij. Të afërmit e Marios janë duke pritur me padurim për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja

Ilir S. nga Koekelare, i cili gjithashtu njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytezën Ijzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar.

Ngjarja dukej si një larje hesapesh çka i çoi hetuesit në arrestimin e të dyshuarit, vjehrri i viktimës Stephane V. (54), një piktor i pavarur nga Nieuwpoort i cili do të kishte bërë deklarime të gjera para hetuesve dhe gjyqtarit hetues, nga të cilat rezultonte se marrëdhënia me dhëndrin nuk ishte e mirë prej vitesh. Për shkak të “reputacionit të diskutueshëm” të dhëndrit dhe “mjediseve të jashtëzakonshme” në të cilat ai u zhvendos. “Por klienti im mohon të ketë lidhje me vrasjen”, thotë avokati Bram Elyn.

Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...