27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Horoskopi ditor 11 Qershor 2021

Dashi

Ju nuk do të jeni në gjendje të largoheni, duke u fshehur pas dikujt tjetër ose duke u përpjekur të qëndrosh në vetmi. Edhe nëse keni shumë nevojë për njëfarë paqeje dhe heshtjeje, aktivitetet e ditës do t’ju detyrojnë të përfshiheni në diçka të re.

Demi

Ju duhet të përcaktoni se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, ose ndryshe mund të bëni gabimin e vendosjes së karrocës përpara kalit. Kjo do të thotë se nëse duhet të pushoni ose të kujdeseni për veten, atëherë bëni kështu.

Binjakët

Dikush nga e kaluara juaj është kthyer sërish dhe po vepron mbi supozimet e vjetra rreth asaj se kush jeni ju. Kjo do të jetë një pikë kthese delikate, por e rëndësishme në marrëdhënien tuaj është reagimi i këtij personi, që do të përcaktojë nëse e ardhmja do t’ju gjejë më afër ose më larg.

Gaforrja

Ditët e errëta të së kaluarës nuk do të kthehen për t’ju ndjekur nga pas, kështu që pse keni frikë të nisni një rrugë të re? Një ide e re do të vijë në jetën tuaj dhe do të digjet me shkëlqim, duke ndriçuar rrugën përpara dhe duke ju treguar se nuk keni frikë. Kjo është një kohë për t’u besuar njerëzve që keni përreth.

Luani

Ekziston një betejë që po ndodh brenda jush. Një pjesë e juaja, e cila dëshiron të kalojë të gjithë kohën me njerëz të tjerë po lufton për kontrollin me pjesën e tjetër që thjesht dëshiron të lihet në mendimet e veta. Ju duhet të kaloni më shumë kohë duke vlerësuar gjërat e mira që keni në jetë.

Virgjëresha

Është një ditë e mrekullueshme për të bërë parashikime. Aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodh është e fortë. Njerëzit duhet të mbështeten tek ju për të kuptuar gjithçka rreth zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore.

Peshorja

Përdorni intelektin tuaj shumë më tepër dhe lëreni mënjanë sensin e humorit për momentin. Njerëzit duhet të dëgjojnë atë që ju me të vërtetë mendoni për çështjet e vështira dhe duhet të keni pozicionin tuaj të palëkundur. Pasioni juaj mund të frymëzojë njerëz të tjerë për të ndryshuar jetën.

Akrepi

Filloni të investoni më shumë rreth pamjes suaj të jashtme. Kështu do të krijoni opinion më pozitiv nëse jeni duke aplikuar për një vend pune. Ruajeni energjinë tuaj dhe jini më të duruar. Kini besim se do të përjetoni atë që meritoni së shpejti.

Shigjetari

Përpara se të deklaroni projektet tuaja, përpiquni të hulumtoni në maksimum nëse ato janë të realizueshme. Sot mund të jeni në qendër të vëmendjes së të tjerëve për shkak të punës suaj.

Bricjapi

Do të ndërmerrni një udhëtim që do të rezultojë relaksues. Përpiquni ta shijoni dhe të mos mendoni aspak për angazhimet në punë. Sa i përket aspektit sentimental, njohje të reja mund të shfaqen.

Ujori

Një projekt i fundit i juaji është më afër përfundimit nga sa e keni menduar. Nëse keni kohë për të pastruar hapësirën tuaj të punës, bëjeni. Kjo gjë këshillohet edhe në jetën sentimentale. Pastrojeni atë nga persona që shkaktojnë negativitet.

Peshqit

Në çdo gjë që bëni sot, përpiquni të siguroheni që idetë tuaja të shprehen. Është e rëndësishme që mendimet t’ju dëgjohen. Tani po e analizoni botën me shumë efektivitet. Vazhdoni dhe përfitoni nga vrulli i fortë që keni ndërtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...