Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Venusi do të mbështesë marrëdhënien tuaj në çift, duke e bërë atë të evoluojë si duhet. Beqarët kanë mundësi të takojnë dikë që do iu pëlqejë jashtë mase që në momentin e parë. Në planin financiar, do ju duhet të bëni shumë kursime për t’ia dalë mbanë. 
⸻
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Do të jeni shumë provokues sot me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë debate. Beqarët do ndihen më së miri ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi të dytë. Në planin financiar, planetët do ndikojnë negativisht dhe mund të sjellin probleme. 
⸻
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos sot ta përforcojnë edhe më tepër atë dhe do fillojnë ta mendojnë me seriozisht të ardhmen së bashku. Beqarët duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të hedhin çdo hap më tej. Në planin financiar, kujdes mos tregoheni të pamatur sepse do keni vështirësi. 
⸻
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Pritet një furtunë e madhe sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Më mirë largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri sa të qetësohet situata. As beqarët nuk do kenë një ditë të mirë. Qëndroni ende ashtu si jeni. Financat fatmirësisht nuk do jenë të këqija, por nuk duhen kryer shpenzime marramendëse. 
⸻
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Kujdes me mënyrën si do silleni sot me partnerin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregohuni të arsyeshëm dhe mos e fajësoni gjithmonë atë që keni në krah. Beqarët do dinë ku dhe si ta kërkojnë princin e tyre të kaltër. Ka gjasa ta gjejnë sot. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi derisa të arrihet qëndrueshmëria. 
⸻
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat në çift dhe atmosfera do bëhet më e ngrohtë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të shumta do jenë disi më të qetë. Beqarët nuk do pëlqejnë të fillojnë lidhje serioze edhe pse mundësitë do jenë të shkëlqyera. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim që të kryeni. 
⸻
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Ka shumë gjasa që sot të mendoni për një ndarje ju që jeni në çift. Ka kohë që partneri po iu qëndron larg dhe nuk po merrni ngrohtësinë e kërkuar. Para se të vendosni gjithçka flisni edhe njëherë me të. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do e ndryshojnë njëherë e mirë jetën. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Do ndiheni mirë për këtë fakt. 
⸻
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Nuk do kuptoheni aspak mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe priten debate të forta me të. Mos kërkoni as të dalë e juaja dhe as të hidhni poshtë çdo mendim të tij, por gjeni rrugën e mesme. Beqarët duhet të bëjnë durim sepse shumë shpejt do vijë dhe dita e tyre. Për financat do jetë koha për të riorganizuar të ardhurat. Mundohuni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. 
⸻
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Do mbylleni në vetvete sot dhe nuk do ja tregoni as partnerin tuaj brengat dhe vuajtjet shpirtërore. Megjithatë ai që keni në krah do bëjë çmos që t’ua ndryshojë gjendjen. Për beqarët do ndodhë ajo të cilën e kanë pritur gjatë. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Financat më pak kujdes mund të kenë përmirësime. I keni të gjitha aftësitë e duhura. 
⸻
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Lidhja në çift do fillojë të forcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do keni më konflikte të ashpra dhe për çdo hatërmbetje do flisni menjëherë. Beqarët ka mundësi të nisin një histori dashurie me personin që kanë njohur para disa muajsh. Në planin financiar nuk është ende koha për operacione të rrezikshme. Dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin miqtë. 
⸻
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Rutina e jetës suaj në çift do ju duket edhe më e rëndë gjatë kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen më të mirë për të dy. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të filluar një lidhje kështu që sërish do mbeten ashtu si ishin. Në planin financiar fali do iu buzëqeshë. Do keni mundësi edhe të kryeni shpenzimet e duhura edhe të hiqni para mënjanë. 
⸻
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Do e ngrini në piedestal partnerin tuaj gjatë kësaj dite, pa e ditur se ai në fakt ka kohë që ia ka hedhur sytë dikujt tjetër. Tregohuni me dinakë dhe gjeni mënyrën për ta kontrolluar. Beqarët do ndihen mirë aq të lirë sa janë. Miqtë nuk do iu lënë kohë që ata të mërziten. Saturni do ju nxitë të tregoheni më të organizuar me financat. Do dilni nga situata problematike ku ishit futur.