2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e enjte , 9 Shkurt 2023

DASHI

Nëse nuk doni t’iu fillojnë problemet gjatë kësaj dite duhet të shmangni personat dhe situatat që do mund t’iu ndalin rrugën. Kundërshtimet do jenë të shumta, por nuk duhet të dorëzoheni. Ju që keni një lidhje do bëni gjithçka që keni në dorë për të krijuar një ambient harmonik dhe të gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj të ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli
Ju beqarët keni kohë që mundoheni për të gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet tuaja do japin fryte. Në punë do iu jepet një detyrë shumë e rëndësishme, por që për ta realizuar sa më mirë duhet të bashkëpunoni me persona të tjerë dhe të nxitoni pak. Në planin financiar mos nënshkruani asnjë kontratë për investime sepse nuk është momenti.

DEMI

Venusi dhe Marsi do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjnë jetën më të bukur. Nuk do keni asnjë lloj problemi. Pas një kohë jo shumë të mire për jetën në çift, sot do krijohet një klimë më e ngrohtë dhe më romantike. Do afroheni më shumë me partnerin dhe do ndiheni të qetë në shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet më tepër. Ju beqarët do kërkoni shumë, por as sot nuk do e gjeni atë që kërkoni. Në punë planetët do iu japin të gjitha aftësitë e nevojshme për të kaluar vështirësitë. Do vrojtoni gjithçka me kujdes dhe intuita nuk do ju çojë në drejtim të gabuar. Sipas Horoskopit.vip, financat do kenë përmirësime falë një shume të madhe që do merrni nga familjarët. Ja që sado të debatoni ata përherë do i keni mbështetje

BINJAKËT

Bëni shumë kujdes me çdo lloj gjesti gjatë kësaj dite sepse mund t’i acaroni ata që keni pranë dhe do shkatërroni gjithçka. Nëse keni një lidhje, rreziku për ndarje do jetë i madh. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet të rivendoset sërish sa më parë.
Më të shiturat janë me ulje! Rezervo tani,sasi e limituar.Bej të lumtur njeriun e zemrës!
Ju beqarët do qëndroni vetëm, por nuk do vuani nga kjo gjë. Miqtë do iu bëjnë të ndiheni vërtet të plotësuar dhe më së miri. Për punën do jetë një ditë e mbushur me përvoja të reja dhe gjithçka do ju duket më e lehtë se më parë. Do keni edhe më shumë besim tek vetja, ndërkohë që askush nuk do guxojë t’iu bëjë konkurrencë. Buxheti do jetë delikat. Nëse vazhdoni të shpenzoni kuturu është e sigurt që do ngeleni shpejt pa para.

GAFORRJA

Sado që të mundoheni të ruani një klimë të qetë gjatë kësaj dite nuk keni për t’ia dalë dot mbanë. Jupiterin dhe Neptunin do i keni kundërshtarë të fortë. Për ju të dashuruarit do lindin divergjenca me atë që keni në krah dhe kjo do iu bëjë të ndiheni keq. Hidheni ju hapin e parë për tu treguar tolerantë pasi nuk do pendoheni. Për ju beqarët do ketë takime impresionuese, por nuk duhet absolutisht të filloni që sot lidhje. Në punë do bëni gabimin e madh të qëndrimin në një vend duke pritur. Mos shpresoni se të tjerët do bëjnë përpjekjet për ju dhe ju do merrni përfitimet pasi do gaboni rëndë. Gabimet që keni bërë në të kaluarën me financat do i japin pasoja. Kujdes me shpenzimet sepse mund të ngeleni pa asnjë para.

LUANI

Edhe pse shumë do mundohen t’iu prishin planet gjatë kësaj dite nuk do ja dalin dot. Pa u munduar shumë do arrini të ruani një klimë të ngrohtë. Nëse jeni në një lidhje do e thelloni edhe më tepër marrëdhënien tuaj. Të nxitur nga planetët do tregoheni më të gatshëm të bëni lëshime dhe do toleroni.
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me 28 vite eksperiencë
Nga ana tjetër, ju beqarët do keni mundësi të fillojnë lidhje të bazuara tek përputhja intelektuale dhe tek ajo shpirtërore. Një periudhë më e bukur pritet të fillojë për ju. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës dinamikë dhe të vendosur për të ecur përpara. Në planin financiar situata do marre drejtimin e duhur dhe nuk pritet të keni probleme serioze për disa kohë.

VIRGJËRESHA

Nëse keni kohë që keni menduar të hidhni hapa në ndonjë fushë të jetës, përfitoni ta bëni sot sepse do jetë momenti më i përshtatshëm. Nuk do jeni aspak të shpërqendruar. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e qetë dhe pa probleme. Do tregoheni të matur me fjalët dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë atij që keni në krah. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni aspak vetminë edhe pse nuk do keni një të dashur. Miqtë do iu bëjnë të ndiheni më së miri dhe do e kuptoni se jeni me fat që i keni. Në pune do jetë një ditë goxha efikase. Do ndërmerrni edhe projekte të reja mjaft interesante. Në planin financiar duhet sa më shumë maturi. Vendimet e mëdha lërini për më vonë.

PESHORJA

Do dini ta përmbani veten gjatë kësaj dite dhe nuk do ndërmerrni asnjë lloj rreziku. Sensuale dhe sharmante me shume se kurrë, ju të dashuruarit do e bëni partnerin të ndihet më së miri. Marrëdhënia juaj do përforcohet aq shumë sa do filloni të bëni plane për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do keni një takim aq impresionues saqë do mendoni të krijojnë menjëherë një lidhje. Edhe pse do nxitoheni pak nuk do bëni gabime. Në planin profesional do keni disa pengesa që me pak mundim mund të kalohen. Nëse shefat ju bëjnë ndonjë propozim interesant, mos i humbisni mundësitë. Sipas Horoskopit.vip, financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet të ketë asnjë problem.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do refuzoni të bëni atë që do ju thonë dhe kjo do e acarojë atmosferën. Do jeni tej mase kokëfortë. Për ju të dashuruarit dita do jetë paksa delikate. Do ndiheni të plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë të merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ju beqarët do hipnotizoheni nga ideja se nuk mund të jetojnë dot më vetëm. Mos bëni gabime të cilat nuk do ia falni dot vetes. Në punë gjithashtu duhet të bëheni të duruar dhe të mundoheni të forconi komunikimin me ata që keni pranë. Po nxituat dhe po u treguat mendjemëdhenj do keni veçse humbje. Marsi do sjellë turbullira në planin financiar. Kujdes me çdo hap që do hidhni dhe shpenzoni përherë me maturi.

SHIGJETARI

Falë Venusit do arrini të ndani gjërat sot, do jeni më filozofë dhe do bëni çfarë të mundeni që të pajtoheni me të gjithë. Jeta në çift do jetë e qëndrueshme. Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni në këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jetë e ndritur. Për ju beqarët ka gjasa të ketë dashuri me shikim të parë. Nëse ai që do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni të shpreheni sepse nuk ka asgjë të keqe. Në punë do jetë ditë e ngarkuar dhe nuk do jeni asnjë moment të qetë. Herë pas here do ndiheni nën presion. Të ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha. Sa më të matur të jeni aq më mirë do jetë.

BRICJAPI

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të paorganizuar dhe nuk do reflektoni aspak para se të veproni. Klima për ju që keni një lidhje do jetë e paqëndrueshme. Edhe pse mëngjesi mund të jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të duruar nëse doni të ndeshni personin ideal. Në punë, ndryshe nga sa mund ta kishit imagjinuar, do iu hapen shumë porta. Do keni mbështetje të pakushtëzuar nga bashkëpunëtorët dhe do shkëlqeni. Në planin financiar do jeni më dinamike dhe më të organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë dhe do ju duket një triumf i madh.

UJORI

Falë mbështetjes së planetëve dhe veçanërisht të Jupiterit, sot do ecni në rrugën e duhur dhe do jeni më të qartë. Para çdo hapi do vrojtoni gjithçka e më pas do hidheni në veprim. Ju që jeni në një lidhje do përkëdheleni mjaft nga Venusi. Do e keni gjithçka më të qartë për të ardhmen dhe në mbrëmje do kaloni momente të zjarrta. Nëse zemra juaj është ende e vetmuar, një koleg pune do iu propozojë dhe do iu shprehë dashurinë e tij. Mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Në punë do i pranoni të gjitha kritikat që do iu bëhen dhe do luftoni të bëni më të mirën e mundshme. Shefat do ju vlerësojnë për përulësinë, guximin dhe vendosmërinë. Financat do jenë paska delikate për shkak të shpenzimeve tuaja të mëdha.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do keni një dëshirë të papërmbajtshme të ecni përpara dhe do vini në punë të gjitha njohuritë që keni. Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar. Yjet do krijojnë një klimë mjaft të ngrohtë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta. Ju beqarët do tregoheni më të hapur ndaj takimeve. Mundësitë për të krijuar lidhje serioze do shumëfishohen. Jeta profesionale ka për të qenë e bukur dhe sepse pak nga pak do fillojnë t’iu realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur prej kohës. Në planin financiar nuk rekomandohet asnjë operacion i madh financiar. Prisni edhe disa ditë për ta bërë këtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT