13.5 C
Tiranë
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë 12 tetor 2020

Dashi

Fale mbështetjes qe do iu japë Urani, jeta juaj ne çift do jete shume e qete dhe aspak problematike. Do merreni vesh me se miri me atë qe keni ne krah dhe here pas here do hapni rruge. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse ka rrezik te përballen me probleme. Për financat do jete një dite e favorshme. Do i analizoni mire gjerat para se te veproni.

Demi

Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bere te ditur partnerit sa shume e dashuroni. Ai do ndihet aq mire pranë jush saqë ka mundësi t’iu beje edhe propozime te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar. Sektori i financave do jete delikat. Mundohuni te ulni sa te mundni shpenzimet qe situata mos përkeqësohet edhe me shume.

Binjaket

Do jeni shume romantike gjate gjithë kësaj dite dhe do e bëni partnerin te ndihet si mbi re. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret dalëngadalë do i afrohen personit qe pëlqejnë, ndërkohë qe edhe ai ka filluar t’i simpatizoje. Priten veç te mira sot. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Do jeni edhe me te qete.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do largoheni për asnjë çast nga ai qe keni ne krah dhe do ruani një marrëdhënie goxha te ngrohte. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe ka mundësi te humbasin disa mundësi te mira qe do iu jepen. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire qe ju te kryeni edhe investime, prandaj bëni kujdes.

Luani

Do ndiheni me te sigurte sot pranë atij qe dashuroni dhe me ne fund do e kuptoni se ai ka vetëm sy për ju. Ne mbrëmje do mendoni edhe për ndonjë darke romantike. Beqaret do ja kalojnë mjaft mire pranë një miku te vjetër dhe ka mundësi ta shohin me një sy tjetër atë. Financat do mbeten ende te trazuara edhe për disa kohe. Kërkoni ndihme nëse gjendeni ne situata delikate.

Virgjeresha

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do konfliktoheni gjate gjithë kohës me atë qe keni ne krah dhe do mendoni te qëndroni larg. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një person te cilin kane kohe qe e studiojnë. Financat do kërkojnë shume durim dhe përkujdes ne mënyrë qe te përmirësohen. Po ja dolët sot do ndiheni te qete për shume kohe.

Peshorja

Do kaloni shume vështirësi sot juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do jete kokëfortë dhe do kërkojë gjera te pamundura. Ju duhet te mundoheni njëherë dhe nëse nuk ja dilni dot flisni hapur me te. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura, por duke qene se nuk do i pëlqejnë ato, do mbeten serish vetëm. Situata e financave do mbetet tejet delikate.

Akrepi

Priten plot çaste te lumtura gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do e dashuroni me pasion atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te presin edhe pak për te ndryshuar për mire jetën sentimentale. Dielli do jete planeti qe do ua ndriçoje mendimet ne planin financiar. Do kryeni disa investime te rëndësishme.

Shigjetari

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë shume kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Tregohuni sa me te matur. Beqaret do kenë plot takime me persona qe ja vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Ne planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe çdo gjë do ece me se miri. Rreziqet qe keni ndërmarrë do sjellin rezultate pozitive.

Bricjapi

Marsi dhe Venusi do bëhen bashke sot dhe do e influencojnë gjithë kohës jetën tuaj ne çift. Do i kaloni vështirësitë dhe do e shihni me më shume optimizëm te ardhmen. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do gjejnë kohe për te kërkuar princin e tyre te kaltër. Financat do varen nga mënyra se si ju do silleni. Po bëtë çmenduri do keni probleme serioze dhe afatgjata.

Ujori

Do ju ndryshoje shpesh humori gjate gjithë kësaj dite dhe here pas here mund te keni edhe debate me partnerin. Gjithsesi një te mire do e keni. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do e keni problem te kërkoni falje. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do pranojnë te dalin me cilindo qe do i joshe. financat do mbeten te qëndrueshme edhe për disa kohe.

Peshqit

Duhet te tregoheni sa me realiste gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe me pas do zhgënjehen kur gjerat te mos ju ecin si kane dashur. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni kot se koti sepse do humbni me shume nga sa mund ta keni menduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT