34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Si do të jetë moti të hënën dhe ditët e tjera?

Sipas modeleve të parashikimit, java që presim përpara pritet të jetë e ‘sikletshme’ dhe në ditë të veçanta problematike.

Thënë kjo pasi parashikohet që e pjesa më e madhe e ditëve të javës të jetë me mot kryesisht të vranët shoqëruar me reshje shiu, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të mesditës deri në orët e mesnatës – për shkak të kalimit të një sistemi frontal – reshjet e shiut fitojnë itensitet në të gjithë territorin.

Ato bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë. Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve (por problematike mund të jenë reshjet edhe në vendndodhje të tjera të territorit).

Duke nisur nga dita e Martë deri në orët e mesditës të ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura, por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Nga orët e mesditës të ditës së Enjte e deri në orët e mesditës të ditës së Premte mbi vendin tonë do të përsëritet ‘skenari’ i ditës së Hënë. Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë.

Intensiteti i lartë nis fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore, për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit. Si ditën e Hënë ashtu dhe atë të Enjte dhe të Premte këto reshje do të jenë në formën e stuhive, rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Intensiteti i reshjeve bie pas orëve të pasdites së ditës së Premte.Image

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...