16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Horoskopi sot, e martë, 14 Dhjetor 2021

Dashi- Sot pritet një ditë e mirë në aspektin e përgjithshëm. Kushtojini më shumë vëmendje ndjenjave që kanë lindur së fundmi pasi ekzistojnë mundësitë që të lindë një dashuri e madhe. Në planin ekonomik ruani ekuilibrin, ndërsa një surprizë e bukur ju pret në vazhdim.

Demi- Nëse po prisni konfirmime për disa projekte apo marrëveshje, mos e humbisni durimin. Pritet që dita sot të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm, por me shumë pasion në dashuri. Në horizont paraqiten probleme të vogla shëndeti. Kujdes me shpenzimet që bëni.

Binjakët- Kohët e fundit, ka pasur tension në lidhjen tuaj dhe kjo nuk është diçka e mirë. Nga ana tjetër, duhet më shumë përpjekje pasi duket sikur gjithçka po ecën me ritme të ngadalta. Pjesa kryesore e ditës do të jetë pozitive, por kjo nuk do të mjaftojë për të ringjallur optimizmin tuaj.

Gaforrja– Në dashuri ju pëlqejnë sfidat, por bëni kujdes të mos e teproni. Në punë, ka tensione të lidhura me shumë gjasë me çështje ekonomike. Përgatituni për një ditë në të cilën do t’ju duhet të luftoni shumë. Do të ndiheni entuziastë dhe të mbushur me kënaqësi pasi të keni korrur fitore.

Luani- Në këto momente, po i jepni më shumë rëndësi punës dhe partneri juaj mund të mërzitet për këtë çështje. Në punë, kjo ditë do të jetë pozitive pasi gjërat shkojnë ashtu siç dëshironi. Sektori i financave do të jetë mjaft pozitiv. Mund të përfitoni nga kjo për të bërë të gjitha investimet e menduara.

Virgjëresha- Në përgjithësi kuadri yjor është pozitiv dhe është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë, por kjo nuk do të thotë të merrni vendime të nxituara. Falë ndikimit të Hënës, kjo është një periudhë shumë e mirë për të shprehur atë që ndjeni. Në punë keni ide të mira që doni t’i shprehni.

Peshorja- Janë të shumtë yjet që qëndrojnë si mburojë mbi “kokën” tuaj, prandaj ndjeni një vetësiguri të tillë që do të bëjë të mos sprapseni para asnjë lloj pengese. Në dashuri mund të ketë shumë tensione. Nga ana tjetër në punë mos krijoni polemika.

Akrepi– Ndikimi i Afërditës në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më i fuqishëm, por do të ndihmojë që të mos bini pre e pasioneve, por t’i keni idetë e qarta. Në dashuri është një periudhë shumë interesante pasi do të përjetoni emocione të bukura. Në punë, mos nxitoni që të arrini atë që doni sepse ndryshimet po vijnë.

Shigjetari- Do të keni disa diskutime të vogla me partnerin/en, por nëse lidhja është e fortë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nga ana tjetër, në punë ekziston mundësia që të keni konfirmim për diçka që e keni pritur prej kohësh. Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë diçka në stilin e punës, ky është momenti më i përshtatshëm.

Bricjapi- Falë ndikimit të Hënës dhe Venusit, emocionet do të jenë të dyfishta. Mos kërkoni shumë nga partneri juaj sot sepse çdo gjë ka një limit. Mendoni njëherë çfarë keni bërë ju para se të keni kërkesa të pakufishme. Në planin financiar yjet ju këshillojnë që të kufizoni shpenzimet.

Ujori-
Falë ndikimit të Hënës priten emocione të reja. Në punë, do të ketë rezultate të mira gjatë këtij muaji. Edhe kuadri juaj yjor është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë mund të kenë ndonjë “shqetësim” të vogël për shkak të një Hëne jo edhe aq miqësore.

Peshqit– Yjet sërish ju mbështesin fuqishëm duke stimuluar në radhë të parë karakterin tuaj, për të mos u nënshtruar para presioneve që ju vijnë nga shumë drejtime. Për çdo shqetësim që keni pasur së fundmi, bëhuni gati sepse do t’ju vijë zgjidhja për çdo gjë. Edhe në punë do të vijnë projekte të reja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT