26.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pas sherrit në market goditet i riu nga Tirana me armë zjarri , humbet jetën në spital

Një i ri ka humbur jetën gjatë mesnatës në Tiranë pas një sherri. Tvklan.al mëson se viktima është 29-vjeçari Jurgen Duka.

I riu u konfliktua me një person tjetër, i cili është ende i paidentifikuar. Sherri ndodhi në rrugën “Irfan Tomini”. Gjatë konfliktit u qëllua me armë në drejtim të 29-vjeçarit.

Jurgen Duka mbeti i plagosur fillimisht, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori i kësaj ngjarje është larguar.

Burime nga grupi hetimor kanë sqaruar edhe dinamikën e krimit. Sipas informacioneve policore, viktima ka qenë i shoqëruar me shokun e tij me iniciale O.D. dhe dyshohet se të dy kanë qenë në gjendje të dehur.

Ata hynë në një market dhe aty patën debat dhe më pas filloi konflikti me autorin, që nuk është identifikuar. Ky i fundit qëlloi me armë Jurgen Dukën duke e lënë të plagosur, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Grupi hetimor i Policisë së Tiranës ka marrë në pyetje shokun e viktimës si dhe po analizon prova të tjera në vendngjarje që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Gjithashtu mësohet se viktima Jurgen Duka ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...