Dashi
Tranziti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.
Demi
Duhet të përfitoni nga periudha që Mërkuri vazhdon të favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara.
Binjakët
Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe ju bën që të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni.
Gaforrja
Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja pozitive.
Luani
Çështjet financiare mund të ndezin shpesh debate mes jush dhe partnerit/es. Situata financiare do të jetë disi më e qëndrueshme, megjithatë kjo nuk do të thotë që ju mund të guxoni të shpenzoni pa kriter.
Virgjëresha
Me pak përpjekje mund të arrihet gjithçka. Do t’i shprehni ndjenjat dhe do të merrni edhe surpriza nga personat që keni në krah. Buxheti nuk do të jetë perfekt, kështu që më mirë tregohuni të kujdesshëm me gjithçka.
Peshorja
Pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që prania e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten që të bini në melankoli.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit”, pasi do të kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjnë më pasionantë se kurrë.
Shigjetari
Ditë e mbushur me kontradikta të shumta do të jetë kjo e nesërmja për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni për gjëra elementare me atë që keni në krah, dhe kokëfortësia do ju bëjë të mos e ulni hundën për asnjë çast.
Bricjapi
Afërdita nesër jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri duke bërë që mbrëmja të jetë interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.
Ujori
Nesër do të jeni më të vendosur në jetën tuaj në çift dhe në mbrëmje atmosfera do të bëhet më emocionuese. Do të përjetoni emocione dhe kënaqësi të paimagjinueshme. Në planin financiar fati do të jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk do të keni aspak probleme.
Peshqit
Afërdita pritet të jetë ylli juaj i mirë, ndërkohë që kontrastet e planetëve të tjerë në shenjë mund të bëjnë që nesër të jeni shumë konfuzë. Do të jeni më kërkues ndaj atyre që punojnë për ju