29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit në New York , reagon familjarja e tij

Ngjarja e rëndë në New York, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin, ka tronditur opinionin publik.

Së fundmi, ka reaguar një e afërmja e Belliut e cila ka prekur me shkrimin e saj. Ajo tregon se aktori kishte humbur të atin dhe gjyshen dhe ishte duke vuajtur ende për largimin e tyre nga kjo jetë.

“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një debat i çiftit përfundoi në tragjedi. U tha se Florindi pas debatit me bashkëshorten e hodhi atë nga dritarja dhe më pas u hodh dhe vetë.

Ndërsa, hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi.

Belliu dhe familja e tij ishin larguar para 6 viteve nga Shqipëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...