28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Humor i papërshtatshëm”, Avokati Genc Gjokutaj deklaratat e Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi ka dalë garante për të zënë vendin e Ilir Metës në burg, duke kritikuar avokatin Genc Gjokutaj si “jo serioz” pas konfirmimit të masës së sigurisë për Metën. Avokati i ish-presidentit, duke reaguar në media, e quajti deklaratën e saj një “humor të papërshtatshëm” dhe një shprehje emotive. “Nuk kam tagrin për të kryer kërkime mbi Monika Kryemadhin. Ishte një reagim i saj emotiv, ashtu e ka menduar. Kryemadhi thjesht ndihmon veten, duke pasur një pozitë të ngjashme proceduriale me Metën,” tha Gjokutaj. Ai shtoi se nuk i është kërkuar ndihmë ligjore nga Kryemadhi, duke theksuar se një përfshirje e tillë do të përbënte konflikt interesi për shkak të pozicioneve të ndryshme të dy palëve.

Avokati Gjokutaj gjithashtu foli për gjendjen shëndetësore të Metës, duke theksuar se ai është në gjendje të mirë dhe nuk ka luhatje të humorit, duke mohuar spekulimet e mediave që qarkulluan në fillim të qëndrimit të Metës në qeli. Gjokutaj bëri të ditur se ka përgatitur një kallëzim penal për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit, duke akuzuar përkatësisht Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë për shkelje në operacionin e arrestimit.

Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal. I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit. Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzënë.
Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim”, deklaroi ai. Më tej, Gjokutaj tha se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. “Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur.
Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat. Nëse ne bëjmë kërkesë do të na thonë janë sekret, të dhënë të klasifikuara, por prokurori është i detyruar të kërkojë dokumentacionin e plotë të atij operacioni. Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar. I ngjajnë atyre aksioneve antimafia në Itali. Këto bëhen kur operacioni është i rrezikshëm dhe mund të godasë me armë”, nënvizoi Gjokutaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...