13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Hungaria para votimit europian, kryeministri hungarez kundrejt një kundërshtari serioz

Këto ditë, pak para votimeve europiane, përrallat e kryeministrit hungarez janë që:

Qendra e BE-së në Bruksel është blerë nga miliarderi amerikan me origjinë hungarezo-hebreje, George Soros. Sorosi ka në plan dërgimin e njerëzve nga Europa për të luftuar kundër Rusisë. Mbas vdekjes së tyre në fushën e betejës, miliona vetë që nuk janë migrantë europianë do të vijnë të ngulen në kontinent. Në këtë mënyrë kombi hungarez do të pushojë së ekzistuari.

Këtë imazh tregoi Viktor Orban të shtunën e kaluar (01.06.2024) gjatë së ashtuquajturës „Marshim i paqes” në Budapest, kur foli para idhtarëve të tij në kuadër të zgjedhjeve europiane. Kemi të bëjmë me votime historike, me anë të të cilave do të merret vendimi nëse kontinenti do të sundohet nga paqja apo nga lufta, tha kryeministri hungarez në fjalimin e tij. Qeverinë e tij Orbani e quajti qeverinë e vetme në Europë, që lufton për paqen. Por, ekziston edhe një shans që „Forcat e paqes” të fitojnë në votime. Parrulla e Orbanit në fushatë: „Të pushtojmë Brukselin! Pa migracion, pa problemet gjinore, pa luftë!”

Në zgjedhjet e fundit parlamentare partia e Orbanit, Fidesz arriti të merrte dy të tretat e shumicës së parlamentit, në zgjedhjet europiane të 2009-ës, Fidesz arriti të merrte më shumë se 50 përqind. Por kësaj here mund të jetë ndryshe, sepse tani kryeministri hungarez ndodhet për herë të parë kundrejt një kundërshtari serioz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...