33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

I dënuar 9 vite burg në Itali pë trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Pogradec

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar dje nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës dhe Interpol Tirana.

Taulant Agushi, 47 vjeç banues në Starovë të Pogradecit ishte dënuar në Itali me 9 vite e 10 muaj burg nën akuzen e trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Torinos.

Agushi do të ekstradohet për të kryer dënimin në Itali.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...