16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

I ftohti polar në vendin tonë/ Ulja e temperaturave rrit me 50% ngarkesën në rrjetin elektrik,

I ftohti polar ka filluar të tërhiqet këtë të mërkurë, ndërsa vendi ynë u përball prej ditësh me temperature të pazakonta.

Temperatura është rritur me tre gradë Celsius, ndërsa vendi mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell edhe pse të ftohtë.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka pasur probleme me mjetet e ujësjellësve, furnizimi ka qenë normal dhe stacionet e pompimit punojnë në kushte optimal.

Në portet dhe aeroportet e vendit nuk ka pasur asnjë problem.

Gjithashtu nuk ka pasur probleme në akset rrugore.

Akset ku duhet të kalohet me zinxhirë janë Bokë-Theth dhe Librazhd-Steblevë, ndërsa temperaturat kanë shkuar përkatësisht -20 dhe -12 gradë Celsius.

Gjatë natës janë raportuar pesë defekte, duke prekur 5 mijë abonentë. Ulja e temperaturave ka rritur me 50% ngarkesën në rrjetin elektrik që kanë sjellë avaritë, kryesisht në qendër të vendit.

Kërkesa për energji deri tani është 27,866 MWh, prodhimi i kaskadës është 15,988 MWh dhe prodhimi në HEC-et e vogla është 5 mijë MWh.

Sot temperaturat kanë pësuar rritje të lehtë ku në zonat malore, termometri shënoi  -12°C deri 01°C, në zonat e ulëta nga -3°C deri 08°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C deri 10°C.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...