35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Veliaj: “Asnjë betejë nuk është e pamundur, unë e kam ndarë mendjen dhe për betejën me FSHF-në”

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Teksa rikujtoi kohën kur bëhej beteja për mbylljen e universiteteve si “Vitrina” dhe “Kristali”, duke përmendur investimet e bëra në universitete, Veliaj nënvizoi se kjo betejë duhet të niste nga diku, që sot të rinjtë të merrnin arsimimin e duhur.

Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Kjo punë nuk bëhej dot me “Kristale” e “Vitrina”. Kur e filluam atë betejë, besoj e mbani mend korin e cinikëve që thoshte: s’e thyeni dot “Kristalin”, as “Vitrinën”. Ata kishin lidhje me mediat, kishin vetë televizione, kishin lidhje me politikën, paguanin fushata elektorale të lloj e lloj politikanëve, kishin lidhje me portalet që i vinin gjoba qeverisë. Ndërkohë, ja ku jemi sot! Edhe ciniku më i madh duhet ta pranojë se reforma funksionoi. Sot, ato që ishin kthyer në shtëpi shaptilografi diplomash, nuk ekzistojnë më. Sot mund të thuash me plot gojën se gjenerata që diplomohet ka një diplomë që vlen. Ata duhet të kujtohen se ne i kemi fituar disa beteja, kur jemi mobilizuar si shoqëri. Banda e tyre ishte e pathyeshme, por shoqëria u mobilizua dhe ja ku jemi sot: Universiteti i Tiranës u çlirua nga një bandë”, kujtoi Veliaj.

Për kryebashkiakun, ashtu si çdo betejë tjetër e bërë në Tiranë, si për betonieret, si për Parkun e Liqenit, për universitetet, edhe beteja me FSHF-në do të tregojë se nuk ka të paprekshëm.

“Dje më pyeti dikush: Pse nuk u more më herët me FSHF-në? I thashë, sepse më përpara kisha një betejë tjetër, atë me betonieret. Edhe për atë betejë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi sot. Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm! Ky qytet dhe ky vend ka çdo ditë beteja. Në fillim ishte beteja për informalitetin sepse nuk paguhej as uji, as dritat, pra praktikisht vidhnim shtëpinë tonë. Pastaj, ishte beteja e universiteteve, sepse ishte e pamundur t’i thoje një të riu se diploma e “Kristalit” dhe “Vitrinës” do të shpien përpara në jetë. Ishte gënjeshtër e madhe! Një abuzim dhe vjedhje e madhe. Ishte e pamundur të shkulje disa çibanë brenda universitete. Ja ku jemi sot! Ishte e pamundur lufta me betonieret. Ja ku jemi sot! Nuk ka betejë që nuk fitohet nëse shumica morale e shoqërisë e ndan mendjen për ta fituar këtë betejë. Unë e kam ndarë mendjen dhe për betejën me FSHF-në”, tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...