26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në pranga edhe bashkëpunëtori i një grabitjeje me dhunë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen e rasteve të grabitjeve me armë dhe me dhunë.

Sipas policisë, në operacionin “Rada” u arrestua 21-vjeçari me inicialet M.F., banues në Fushë-Krujë, i cili dyshohet se më 19 qershor, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë në oborrin e një banese në fshatin Radë me qëllim vjedhjen.

I riu u kap teksa tentonte të largohej nga zona, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Ndërkohë, në operacionin “Bashkëpunëtori”, policia ndaloi shtetasin R.K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për përfshirje në dy grabitje me dhunë të kryera në bashkëpunim me një person tjetër, i cili ishte arrestuar më herët.

Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e dy qytetarëve në fshatin Shënvlash dhe në zonën e Aeroporti i Rinasit.

Policia bën me dije se identifikimi i tij u mundësua pas analizimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, të cilat dokumentuan përfshirjen e tij në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të verifikuar nëse të arrestuarit janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...