29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

I quajti “kantunarë” ata që u rrahën në koncertin e tij,Butrinti kërkon falje publikisht

Një situatë e pakëndshme i ndodhi këngëtarit Butrint Imerit në një nga koncertet e tij. Teksa artisti po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve u konfrontuan fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta.

Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar në kohën kur sherri sa filloi. Për të qetësuar situatën, këngëtari ndërpret muzikën dhe iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari vazhdoi normalisht deri në fund koncertin.

Mirëpo së fundmi këngëtari ka reaguar sërish në lidhje me situatën e pakëndshme në koncert. Butrinti duket se është penduar për mënyrën sesi iu është drejtuar personave që u konfrontuan, me termin ‘katundar’.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory, Imeri u shpreh se ndihej keq për mënyrën sesi ka reaguar ndaj personave në klub. Artisti shtoi se ai është vetë ‘katundar’ dhe i kërkoi falje të gjithë atyre personave që janë ndjerë të ofenduar prej tij.

Sipas tij e gjithë situate ishte momentale pasi ai nuk ka ditur si të reagojë kur ka parë ato sjellje jo të hijshme.

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë gjatë momentit kur isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballë, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë.

Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se si të shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”, -shkroi Imeri./

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...