33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ 48 vjeçari kapet në Belgjikë dhe ekstradohet drejt vendit tonë

Një shtetas shqiptar, i dënuar për një vrasje që ka kryer në vitin 1993, në një lokal në Orikum të Vlorës dhe më pas i arratisur nga burgu i Lushnjes, është arrestuar dhe ekstraduar nga Belgjika në vendin tonë.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Belgjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...