23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Njoftimi i policisë/ Efektivi i “shqiponjave” u plagos ndodhet në sallën e operacionit, po punohet për identifikimin e autorit

Forcat Shqiponja kanë qenë në ndjekje të një personi, i cili i është kthyer duke qëlluar me armë drejt efektivëve. Plumbat kanë kapur policin Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital tek Trauma. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...