27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”, Rama jep porositë e fundit për lagjen e re: Brenda nëntorit gati për afro 200 familje të prekura nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Pasi takoi nga afër disa nxënës, i pyeti ata se si iu dukej shkolla e re.

Mes të tjerash ai inspektoi nga brenda ambienteve të shkollës, ndërkohë që drejtori i këtij institucioni iu drejtua Ramës: “I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”. Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje.

Pjesë nga biseda:
Rama: Si është shkolla e re?

Nxënësit: Shumë e mirë

Rama: A i keni të gjitha gjera aty? Palestra, gjerat?

Nxënësit: Po

Rama: Tani duhet me fut më shumë në kokë.

Rama-Drejtorit të shkollës: Këtu nuk kishte jo vetëm palestër, por s’kishte as… Është diçka e bukur drejtor, duhet ta mbani mirë.

Rama-drejtuesit të projektit: Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...