8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Identifikohet njëri nga trafikantët shqiptarë të kokainës në Zvicër

Pas kapjes së një ngarkese me 500 kg kokainë në Zvicër, identifikohet njëri prej të dyshuarve shqiptarë. Mario Marashi, 33 vjeç, banues në Itali prej 10 vitesh, është një ndër tre personat e arrestuar dhe është ekstraduar në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2022, kur një punonjës i fabrikës “Nespresso” në Romont, Zvicër, zbuloi 500 kg kokainë në një kontenier. Hetimet tregojnë se droga nuk ishte e destinuar për përdorim në prodhimin e kapsulave të kafesë dhe prodhuesi nuk ishte i përfshirë në trafik.

Detajet e reja zbuluan se kontejneri kalonte përmes kantonit të Friburgut në Zvicër. Një vit më parë, në të njëjtën zonë, ishin gjetur 400 kg kokainë. Dy ditë para zbulimit të drogës, një shqiptar u kap në atë zonë, ndërsa një tjetër arriti të largohet. Analizat e videos treguan se ata kishin tentuar të gjenin një kontenier të caktuar.

Hetuesit lidhën ngjarjen me zbulimin e kokainës në vitin 2021 dhe identifikuan të dyshuarit. Të paktën dy prej tyre janë shqiptarë me banim në Lombardi. Mario Marashi është arrestuar dhe ekstraduar në Zvicër për të përgjigjur për rolin e tij në këtë operacion të trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...