10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Iku pa na thënë asnjë fjalë” – Homazhet për aktorin dhe regjisorin Naun Shundi, arti shqiptar në zi

Tirana u mbulua nga dhimbja këtë të premte, teksa aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur Naun Shundi u përcoll për në banesën e fundit. Shundi ndërroi jetë më 28 gusht, në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër, por të mundimshme me një sëmundje të rëndë.

Homazhet u zhvilluan në ambientet e Teatrit “ArTurbina”, ku dhjetëra kolegë, miq dhe artdashës u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Lot, lule dhe kujtime mbushën sallën, ndërsa figurat më të mëdha të teatrit dhe kinematografisë shqiptare shprehën përulësinë dhe respektin për artistin që la gjurmë të pashlyeshme.

Dhimbja e vajzës: “Nuk na tha asnjë fjalë”

Mes emocioneve, vajza e Naun Shundit dha një mesazh prekës për humbjen e babait:

“E hëngri kanceri nga brenda. Nuk na tha asnjë fjalë. Mjekët nuk na treguan kurrë se babai do të vdiste. Ai mendonte se do të jetonte. Edhe pse iku, la pas ‘Zonjën e Bujtinës’, dhe jetën ia kushtoi teatrit. Nuk e di ku është e drejta, por ai që e ka, e ka në zemër.”

Homazhet dhe kujtimet e kolegëve

Në homazhe morën pjesë emra të njohur të skenës dhe ekranit. Aktori Bujar Asqeriu e përshkroi Shundin si një figurë universale të artit shqiptar:

“Sot është një ditë dhimbjeje dhe trishtimi për publikun shqiptar që e ndoqi me duartrokitje artin e tij. Nauni ishte regjisor, aktor, dramaturg – por mbi të gjitha një burrë fisnik. Ishte nga ata artistët e mëdhenj, modestë, që nuk e theksonin kurrë veten, por linin veprën të fliste.”

Një trashëgimi e artit shqiptar

Naun Shundi do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në teatrin dhe dramaturgjinë shqiptare. Ai la pas një trashëgimi artistike që do të jetojë gjatë në kujtesën e publikut, ndërsa figura e tij mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...