18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

“Aksionet e Aeroportit të Vlorës” – Behgjet Pacolli përgënjeshtron shitjen, përplasje me ‘2A Group’

Një dokument i publikuar nga kompania “Mabco Constructions SA”, në pronësi të ish-presidentit të Kosovës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli, ndezi dje debatet mbi të ardhmen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Dokumenti përcaktonte “kufizimin e çdo transferimi pronësie” të 98% të aksioneve që kompania zotëron, duke krijuar dyshime për një shitje të mundshme.

Por sot, Pacolli ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmet për shitjen e aksioneve dhe ka sqaruar arsyet e vizitës së tij në Kryeministri, tre ditë më parë.

Pacolli: Nuk ka shitje, vetëm riorganizim

Në një reagim publik, Pacolli theksoi se vendimi i publikuar është procedurë e zakonshme dhe nuk ka lidhje me një marrëveshje për shitjen e aksioneve:

“Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Vizita ime në Kryeministri ishte vetëm kortezi për të informuar mbi ecurinë e punimeve. Punimet po ecin sipas planit dhe aeroporti do të përfundohet në afat.”

Ai sqaroi se vendimi për bllokimin e transferimit të aksioneve lidhet me garancitë ndaj institucioneve financiare që kanë dhënë ose do të japin kredi për ndërtimin e aeroportit:

“Vendimet e aksionerit të VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë për garantimin e kredive. Nuk ka presion nga qeveria dhe nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë.”

Reagimi i ‘2A Group’: “Një lojë e rrezikshme”

Në kontrast me qëndrimin e Pacollit, Valon Ademi, drejtues i kompanisë “2A Group”, e cila është e përfshirë në ndërtimin e aeroportit, ka publikuar një reagim të fortë:

“Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por kjo nuk mund të zgjasë gjatë.”

Aeroporti i Vlorës drejt përfundimit

Pavarësisht polemikave, Pacolli konfirmon se punimet janë në fazën finale dhe aeroporti do të jetë gati sipas afatit të përcaktuar. Ai theksoi se projekti mbështetet plotësisht nga qeveria shqiptare dhe synon ta kthejë Vlorën në një destinacion strategjik turistik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...