8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ilda Zhulali kritikon renditjen e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare të drejtësisë: “Edhe Vietnami komunist qëndron më lart”

Në një deklaratë për mediat sot, Ilda Zhulali, drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, kritikoi ashpër nivelin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo vuri në dukje se, sipas raportit të fundit të World Justice Project, Shqipëria ka mbetur mbrapa edhe krahasuar me vende si Vietnami dhe Kosova sa i përket disa treguesve kyç të sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

Zhulali tha se Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, ndërsa Vietnami në vendin e 98 dhe Kosova në vendin e 65. “World Justice Project, autoriteti ndërkombëtar që mat sundimin e ligjit në 142 vende, na ka renditur nën Vietnamin komunist, ndërsa Shqipëria e shekullit 21 dhe aspirant për Bashkimin Europian përballet me sfida serioze në drejtësi,” tha ajo.

Duke përmendur renditjet e Shqipërisë në aspekte të ndryshme të drejtësisë, Zhulali tregoi se Shqipëria është pozicionuar në vendin e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kosova qëndron e 65-ta dhe Kolumbia e 100-ta. Po ashtu, për lirinë e shprehjes, Shqipëria është renditur në vendin e 92-të, ndërsa Kosova e 60-ta. Sa i përket të drejtës për protestë dhe aktivizmit politik, Shqipëria qëndron në vendin e 102, krahasuar me Kosovën në vendin e 60 dhe Serbinë në vendin e 93.

Gjithashtu, Zhulali vuri në dukje se Shqipëria është në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të ligjit, ndërsa Bjellorusia është renditur më mirë në vendin e 108 dhe Kosova në vendin e 82. Ajo shtoi se Shqipëria qëndron në vendin e 128 për proceset e rregullta administrative dhe në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, nën Vietnamit komunist që qëndron në vendin e 96 dhe Kosovën në vendin e 89.

Sipas Zhulalit, raporti i World Justice Project është një tjetër dëshmi e “dështimit të plotë të reformës në drejtësi dhe të përpjekjeve për një sistem të pavarur”. Ajo theksoi se “kontrolli i fortë politik i Kryeministrit Edi Rama mbi drejtësinë ka sjellë një sistem që bie ndesh me standardet demokratike dhe ka vendosur Shqipërinë nën hijen e shteteve me regjime autoritare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...