32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Ilir Meta dorëzon kërkesën për divorc: Politika shkaku kryesor i ndarjes me Monika Kryemadhin

Pak orë pasi Ilir Meta ka dorëzuar kërkesën për divorc nga Monika Kryemadhi, gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detajet për shkaqet e ndarjes mes çiftit. Duke iu referuar padisë, Hoxha raporton se Meta ka treguar në gjykatë se shkaktare e ndarjes së tyre është politika dhe këndvështrimet e ndryshme që ata kanë për çështjet politike.

Në kërkesën për divorc, që konfirmon fundin e një martese 26-vjeçare, Ilir Meta thekson se politika është ajo që e ka ndarë nga Monika Kryemadhi. Padia për zgjidhje martese, e firmosur prej tij dhe e dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës Civile, tregon se marrëdhëniet e tyre kanë qenë normale, me problematika të zakonshme si çdo martesë.

Meta përmend edhe bashkëjetesën politike që kanë patur, duke theksuar se ata u njohën gjatë aktivizimit në forumin eurosocialist dhe kanë qenë aktivë në jetën politike të vendit, duke ushtruar funksione të rëndësishme në organet shtetërore dhe subjektet politike.

“Me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit, shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike,” shprehet Meta në padinë e tij.

Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i thotë gjykatës se vitet e fundit ka vërejtur mosmarrëveshje dhe kontradikta për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme lidhur me zhvillimet në aspektin politiko-përfaqësues dhe vendimmarrës. Me kalimin e kohës, këto ndarje këndvështrimesh janë bërë prezente edhe në raportin bashkëshortor, duke sjellë grindje të herëpashershme dhe tronditur thellë marrëdhënien e tyre.

Aktualisht, marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës, duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet.

“Në këto kushte, i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën,” thotë Ilir Meta, duke shtuar si prova certifikatën familjare dhe atë të martesës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...