6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ilir Meta i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë Berat për restaurimin e varrezave të dëshmorëve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat në Berat, ka adresuar gjendjen e varrezave të dëshmorëve në këtë qytet. Meta theksoi se shkallët në hyrje të varrezave ishin shkatërruar dhe bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ana e kreut të Bashkisë Berat për t’i rregulluar ato.

Sot kur erdha këtu në Berat pashë varrezat e dëshmorëve. Dhe më bëri përshtypje sesi ishin shkatërruar shkallët në hyrje, aty ku kalojnë dhe hyjnë çdo ditë qytetarët e Beratit. Edhe deputetët që vijnë, edhe kryetari i bashkisë, edhe prefekti, edhe ministrat, se për kryeministrin nuk i vë faj se kur shikon varrezat e dëshmorëve e kthen kokën në anën tjetër, se ka tmerr nga heronjtë. Heronjtë dhe patriotët i quan të çmendur, perversët janë idhujt e tij. Po e tregon me vepra këtë gjë dhe me projektligje,” tha Meta.

Meta theksoi rëndësinë e kujdesit ndaj varrezave ku prehen mbi 400 dëshmorë të Beratit dhe paralajmëroi se nëse nuk merren masa brenda një muaji, Partia e Lirisë Berat do të ndërhyjë vetë për t’i sistemuar, edhe pa leje.

Unë dua t’i them kryetarit të bashkisë së Beratit, shumë turp, që varrezat e Beratit ku prehen mbi 400 djem dhe vajzat më të mira të Beratit që dhanë jetën në luftë, nëse nuk e merr mundimin t’i rregullojë e sistemojë, pastaj brenda një muaji Partia e Lirisë e Beratit është e detyruar që pa leje t’i rregullojë e sistemojë,” përfundoi Meta.

Kjo thirrje vjen si një kërkesë për veprime konkrete nga autoritetet lokale për të respektuar dhe kujdesur për vendet e shenjta ku prehen dëshmorët e luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...