10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ilir Meta: Riorganizimi i Partisë së Lirisë dhe ndryshimi i strukturës drejtuese

Kryetari i Partisë së Lirisë në një dalje për mediat foli për riorganizimin e kësaj partie. Meta tha se ecën me qëllime dhe objektiva, ndërsa shtoi se në dhomën ku fle, ka një parullë ‘forcë e parë, forcë e paparë’.

‘Unë jam partizan i organizimit perfekt me data me afate me objektiva çdo ditë. Unë atje ku fle kam vënë pastër forcë e parë force e paparë. Nëse s’do të kishim djegur mandatet do të ishim forcë e parë. Xhixho ka fatin që nuk ka qenë deputete dhe nuk ka lënë mandatin. Falënderoj Erisën dhe Tedin që pranuan të jenë kandidatë të mi. Ftoj këdo koleg që ka një alternativë tjetër të vij në konventë.’- tha Meta.

Ilir Meta tha se do të riorganizojë Partinë e Lirisë dhe nuk do të ketë më kryetar, por do të ketë president.

‘Tani do të keni votimet të statutit. Nuk bëhet fjalë për individ të caktuar por për një fenomen. Kemi problem të madh në nivel vendor. Ajo që ndodhi në Lezhë ishte një gjë e rënë dhe për këtë ka përgjegjësi Viktori. Ai që ishte si kryetar që kishte lënë Viktori vuri bashkëshorten më idenë se do të bëhej nënkryetar partie. Pasi nuk u bë nënkryetar iku nga partia te Lali Eri dhe mori dhe bashkëshorten. Statuti nuk bëhet për një njeri bëhet për 30 vitet e ardhshme. Kryemadhi në rast se dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur. në rast se do të kandidojë për poste të tjera është e mirëpritur pasi Konventa të zgjidhë çështjen e statusit. E bëjmë për të zgjidhur problemin e nepotizmit. Ne do ta çrrënjosim nepotizmin nga administrata. Në drejtësinë e re janë 5 apo 6 nga një familje. Në rast së Monika zgjidhet unë nuk mund të jem më pas komplet drejtues. Do të vazhdoj të kontribuoj, mund të kandidoj për deputet.’
– tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...