26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ilir Meta komunikon për dorëheqjen e NënKryetarit, Endrit Braimllari

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për dorëheqjen e nënkryetarit Endit Barimllari. Në konferencën për mediat, Meta tha se Braimllari është i mirëpritur në Konventën e Partisë së Lirisë.

Gazetarët e pyetën Metën edhe mi deklaratat e Braimllarit se i është pamundësuar funksioni si nënkryetar. Meta zgjodhi të përgjigjet duke cituar Churchill: “Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda.”

Ilir Meta:Është i mirëpritur në konventë, siç ka qenë i lajmëruar në të gjitha mbledhjet, siç ka qenë i lajmëruar nga Tedi për të dalë para Erion Velisë. Ne po e presim me shumë dashuri në konventë t’i thotë këto gjëra, unë kam përshtypjen që ju bëni diversion dhe nuk është mirë që të bëjmë diversion.”

Gazetari:“Po citoj Braimllarin: Më është pamundësuar funksioni im si nënkryetar.”

Ilir Meta: “Meqë po citoni, unë po citoj Stalinin. Kur vija politika është e qartë dhe partia jonë është e qartë me e qartë se çdo parti tjetër, faktor vendimtar për fitoren mbeten organizmi. Po citoj Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda. Malet tona më të larta ne e kemi një betejë vendimtare luftën me mafien dhe çdo segment që punon për të kudo për ti kthyer lirinë shqiptarëve.”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Monika Kryemadhit, u dorëhoq pas përplasjeve me kryetarin e PL Ilir Meta, i cili kritikoi tre ditë më parë performancën e strukturave të partisë në qytetin e Korçës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...