10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ilirjan Celibashi, sqaron vendimin për të mos pranuar kërkesën e grupimit të Enkelejd Alibeaj për të regjistruar PD-në

Kryekomisioneri la të kuptohej se në fletën e votimit do të vendosej emri i Lulzim Bashës, duke qenë se rezulton si kryetar i PD-së.

Sipas Celibashit, përfaqësuesit e grupimit Alibeaj kishin kohë edhe në 14 mars, për ta adresuar çështjen në gjykatë. Sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari.

Por për Celibashin kjo duhet bërë me një proces në gjykatë për t’i dhënë nënkryetarit legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar.

lirjan Celibashi: Duhet që të ishte rregulluar. Edhe sot kishin kohë. Ia thashë përfaqësuesit të Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, që nëse kanë interes për ta adresuar këtë çështje, mund të merrnin gjithë kohën dhe nuk rrezikonin asgjë.
Tani e njeh, s’e njeh gjykata nuk mbaj përgjegjësi unë. Nuk ka asnjë detyrim, për asnjë parti politike që detyrimisht të zgjedhë kryetarin. Një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. Por në këtë rast nënkryetari ka legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar, por duke e bërë këtë proces në gjykatë.
Nëse KAS ose Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë, domethënë përfaqësimit të zotit Alibeaj që të regjistrohet në zgjedhje. Në fletë do shënohet, PS, Edi Rama. PL, Ilir Meta. Partia Demokratike, kush emër do shënohet?

Ilirjan Celibashi: Ja më thoni ju kush emër do shënohet?

Pyetje: Lulzim Basha? Si do shkojnë shqiptarët të votojnë, PD, Lulzim Basha? Pra edhe po u regjistrua Alibeaj, emri do mbetet Lulzim Basha?

Ilirjan Celibashi: Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike?

Pyetje: Po si, Lulzim Basha nuk është në zgjedhje? Pjesa e PD që drejtohet nga Sali Berisha, si mund të regjistrohet në zgjedhje? Ju thoni që për te Alibeaj është çështja e ngërçit e emrit të kryetarit të partisë dhe nëse e kuptova mirë edhe nëse KAS ose Kolegji Zgjedhor vendos që të regjistrohen, pra vendos që kjo deklaratë mund të firmoset nga Alibeaj, në letrën zgjedhore do shkruhet PD, Lulzim Basha.

Celibashi pohon me heshtje.
Pyetje : Çfarë bëhet me partinë tjetër të zotit Berisha?

Ilirjan Celibashi: Nuk ka parti tjetër, ka vetëm një parti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...