32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Imami Kalaja akuzon mediat për të pavërteta: “Meritat për kthimin e trupit të Shpat Kasapit i takojnë Mariglen Shehajt”

Imami Ahmed Kalaja ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë transmetuar një version të cunguar të ngjarjes lidhur me sjelljen e trupit të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi nga Italia në Tetovë.

Reagimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi familja Kasapi falënderoi publikisht ish-futbollistin Igli Tare, të cilin e cilësuan si personin që përshpejtoi procedurat burokratike në Itali, duke mundësuar transportimin dhe varrimin e artistit në kohë rekord.

Por sipas Kalasë, roli kryesor i ka takuar dikujt tjetër. Ai pretendon se pikërisht Mariglen Shehaj ka qenë personi që është marrë me të gjitha shërbimet dhe ka mbuluar shpenzimet financiare për transportin e trupit.

“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se: Mariglen Shehaj, babai i Amarit, vëllai ynë, është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes, si edhe me transportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë,” shkruan imami.

Kalaja shton se nuk mohon mundësinë që të kenë ekzistuar kontribues të tjerë në aspektet procedurale, por thekson se “të mirat materiale (shpenzimet) janë hedhur nga vëllai në fjalë”.

Reagimi i tij ka hapur debat të ri në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kërkojnë transparencë të plotë mbi kontributet dhe rolin e secilit në këtë proces të ndjeshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...