14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Importet e bulmetit dhe mishit në rritje, prodhimi vendas në rënie – një pasqyrë shqetësuese për bujqësinë shqiptare

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, duke shënuar një rritje me 13% krahasuar me vitin 2023 dhe me 51% krahasuar me vitin 2019. Në të njëjtën kohë, prodhimi vendas i qumështit ra me 5% kundrejt një viti më parë dhe me plot 30% kundrejt vitit 2019.

Megjithëse këto të dhëna nuk janë plotësisht të krahasueshme – për shkak të klasifikimit të ndryshëm të produkteve – tendenca është e qartë: ndërsa importet shtohen, prodhimi vendas bie. Ky kontrast është një sinjal alarmi për ecurinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në vend.

Në aspektin financiar, importi i grupit “Produkte bulmetore, vezë dhe mjaltë” i kushtoi ekonomisë shqiptare 6.8 miliardë lekë ose rreth 68 milionë euro gjatë vitit 2024. Ndërkohë, eksportet në këtë kategori ishin vetëm 787 milionë lekë (7.9 milionë euro). Me fjalë të tjera, importet ishin rreth 5 herë më të larta në sasi dhe gati 10 herë më të larta në vlerë krahasuar me eksportet.

Një panoramë e ngjashme paraqitet edhe në tregun e mishit. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria importoi 49 mijë tonë mish – me një rritje 2.8% nga viti 2023 dhe 18% nga viti 2019 – ndërsa prodhimi vendas (në peshë të gjallë) arriti në 130 mijë tonë, me rënie 3.8% nga një vit më parë dhe 16.7% nga viti 2019. Duke përllogaritur se mishi i therur përbën rreth 60% të peshës së gjallë, rezulton se konsumi u mbështet në 78 mijë tonë mish vendas dhe 49 mijë tonë mish të importuar.

Shkaqet e krizës: nga struktura demografike te “sëmundja holandeze”

Një nga faktorët kryesorë të rënies së prodhimit është tkurrja e popullsisë, sidomos në zonat rurale. Zhvendosja e banorëve nga fshatrat drejt qyteteve ose jashtë vendit ka ulur ndjeshëm numrin e familjeve që merren me bujqësi dhe blegtori. Megjithatë, kjo tendencë demografike nuk e shpjegon tërësisht rënien e theksuar të prodhimit. Në teori, rënia e numrit të fermerëve mund të kompensohet nga konsolidimi i fermave të mëdha dhe përdorimi i teknologjisë efikase, por kjo nuk ka ndodhur në përmasat e duhura.

Strukturat e brishta të bujqësisë shqiptare, të shënuara nga fragmentarizimi i tokës, mungesa e titujve të rregjistruar të pronësisë dhe vështirësitë në qasjen në financime, kanë penguar modernizimin dhe zgjerimin e prodhimit bujqësor.

Megjithatë, një faktor ekonomik duket të ketë ndikuar ndjeshëm: forcimi i lekut në tregun e këmbimit valutor. Rritja e vlerës së monedhës kombëtare ka ulur koston e mallrave të importuara, duke i bërë ato më konkurruese në tregun vendas, në dëm të prodhuesve shqiptarë. Ky fenomen, i njohur si “sëmundja holandeze”, nënvizon pasojat e rritjes së tepruar të monedhës vendëse në ekonomitë me sektorë prodhues të brishtë.

Një krizë që kërkon zgjidhje strukturore

Rritja e importit të produkteve bazike ushqimore si qumështi dhe mishi në një vend me potencial të lartë bujqësor si Shqipëria ngre pyetje të forta mbi politikat bujqësore dhe zhvillimin rural. Pa një ndërhyrje të thellë për përmirësimin e infrastrukturës, konsolidimin e pronësisë dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të prodhuesve vendas, Shqipëria rrezikon të humbasë gradualisht edhe atë pak vetëprodhim ushqimor që i ka mbetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...