27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Rrogozhinë – Arrestohet një 41-vjeçar pas djegies së mbi 10 hektarëve tokë dhe rrezikimit të banesave

Një zjarr masiv përfshiu lagjen e Shimve në Rrogozhinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe duke rrezikuar banesat përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke djegur rreth 10 hektarë tokë me bimësi, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe pas disa orësh arritën të vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë, Policia nisi menjëherë hetimet për identifikimin e autorit.

Brenda pak minutash u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Iljaz Rusta, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar si shkaktar i zjarrit. Sipas hetimeve paraprake, ai kishte ndezur zjarr në oborrin e një banese për të djegur mbeturina, por për shkak të kushteve atmosferike, flakët dolën jashtë kontrollit.

Rusta akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor” dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura, sidomos gjatë ditëve me rrezik të lartë zjarresh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...