27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Inceneratorët/ Agaçi i përgjigjet denoncimeve të opozitës: “E pavërtetë! Merreni me lloj lloj shpifje”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaci ka dhënë shpjegimet e tij në komisionin hetimor për inceneratorin e Elbasanit edhe lidhur me atë që opozita ka denoncuar, për 17 procedura të kaluara brenda një dite në gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohetj aty draft kontrata.

Ëngjëll Agaçi ka mohuar çdo lloj ndërhyrje apo presioni nga kryeministri Rama për kalimin e 17 akteve brenda një dite për koncesionet gjë që e  hodhi poshtë.

Tabaku: Për 3 inceneratorët financimet janë të ndryshme dhe vendimet e Keshillit te  Ministrit janë të ndryshme. Kemi një dopio standard për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Agaçi: E vërteta është që unë nuk thashë që vendimi nuk ka baza ligjore. Në rastet e financimeve të kontratave detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është që miraton kur Ministria e Financave jep autorizimin për të. E konfirmoj, vendimi për sigurimin e financimin ishte me mendimin pro të ministrisë së Financave. Sekretari i Përgjithshëm nuk propozon akte, nuk kam tagër.

Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri Rama? Jan kryer 17 procedura brenda një dite

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më interesn ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

Tabaku: A ka pasur presión për kalimin e ketyre vendimeve?

Agaçi: Në administratën publike zhvillohen me qindra procedura. Nuk jam në gjenje të përgjigjem për gjëra jashtë funksionit tim. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...