28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Incident në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër – Nxënësi 17-vjeçar hidhet nga dritarja gjatë një loje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër, ku një nxënës 17-vjeçar është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, dyshohet se gjatë kohës që po luante me një tjetër nxënës, ai është hedhur aksidentalisht nga dritarja.

Adoleshenti është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të marrë dëshmitë e nevojshme.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek stafi pedagogjik dhe prindërit, ndërsa pritet një reagim edhe nga institucionet arsimore për rregullat e sigurisë në ambiente shkollore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...