10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Incident në Itali:Arrestohet shqiptari 38-vjeçar ja”dhurata” qe i nisi ish-bashkëshortes

Një 38-vjeçar shqiptar ka shkaktuar një situatë të pazakontë dhe shqetësuese për policinë italiane dhe ish-bashkëshorten e tij. Gruaja, 32 vjeç, kishte urdhër mbrojtjeje ndaj tij, ndërsa shqiptari ishte pajisur me një byzylyk gjurmues për të garantuar sigurinë e saj.

Në përpjekje për t’i dërguar një mesazh ish-bashkëshortes, 38-vjeçari ka hequr pajisjen gjurmuese dhe ia ka dorëzuar vajzës së tij adoleshente, duke i kërkuar që t’ia çonte të ëmës. Kur vajza arriti në banesën e saj me pajisjen, policia u alarmua nga vendndodhja e papritur e byzylykut dhe hyri menjëherë në shtëpi, pa gjetur aty 38-vjeçarin.

Pasi u sqarua situata, autoritetet italiane kryen kontrolle në shtëpinë e burrit dhe e gjetën atë në gjendje të rënduar emocionale dhe nën efektin e alkoolit. Pas këtij incidenti, ai u arrestua menjëherë nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...