32.4 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Inflacioni godet rëndë Maqedoninë e Veriut, BP: Viti do mbyllet me 14.3%, parashikohet që…

Maqedonia e Veriut është duke u përballur me rritjen e inflacionit për të paktën dhe 3 muajt e ardhshëm. Sipas parashikimit të Bankës Popullore (BP) në Shkup, rritja ekonomike do të jetë e ulët, ndërsa viti do mbyllet me inflacionin prej 14.3%.

Banka Popullore ka paraqitur dy skenarë të Prodhimit Bruto Vendor. Skenari I parë është ai i rritjes ekonomike me 2.3%, ndërsa i dyti është ai me 2%. Për vitin 2024 parashikohet një rritje e Prodhimit Bruto Vendor në 3.6%, ndërsa për 2024-ën, ndërsa për 2025 ai prej 4%

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska, u shpreh se: “Rreziqet për projeksionet konsiderohen në rënie dhe janë të lidhura me rrethanat e jashtme, sidomos me rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe implikimet e tregjeve globale kundrejt produkteve bazë dhe kundrejt rritjes së ekonomisë evropiane. Konteksti i pasigurt global e thekson më shumë nevojën e politikave vendore të kujdesshme”.

Për dallim nga inflacioni që ka Bashkimi Evropian, në Maqedoninë e Veriut varësia nga importi është shumë më i madh. Në Maqedoninë e Veriut, tregu i hapur përbën 140% të Prodhimit Bruto Vendor ndërsa në BE vetëm 70%. Një tjetër faktor është dhe varësia e madhe e importit në sektorin energjetik, shporta konsumatore, përkatësisht në Maqedoninë e Verit shpenzohet 50% për ushqim e energji, ndërsa në Evropë vetëm 30%

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...