10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Influenceria Australiane bën çmendurinë, helmon vajzën e saj për të përfituar donacione

Autoritetet australiane kanë arrestuar një influencere 34-vjeçare nga Queensland, e cila akuzohet për helmimin e vajzës së saj njëvjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale. Gruaja pretendonte publikisht se vajza e saj vuante nga një “sëmundje kronike,” duke publikuar video të fëmijës në gjendje të rënduar shëndetësore për të tërhequr më shumë mbështetje financiare dhe emocionale.

Hetimet zbuluan se që nga gushti, 34-vjeçarja i kishte dhënë vajzës së saj ilaçe dhe substanca pa recetë, duke shkaktuar që vogëlushja të shtrohej në spital tetorin e kaluar. Policia konfirmoi se disa nga ilaçet e përdorura ishin për një person tjetër që jetonte në të njëjtën shtëpi.

Në periudhën kur vajza ishte e sëmurë, influencierja arriti të mblidhte mbi 37 mijë dollarë përmes një fushate në platformën GoFundMe. Tani ajo përballet me akuza për abuzim, shfrytëzim të të miturit dhe mashtrim.

Ngjarja ka tronditur komunitetin, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi përdorimin e rrjeteve sociale dhe abuzimin me ndjenjat e njerëzve për përfitime personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...