28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Inspektorja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Daniela Sulaj, përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Inspektorja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Daniela Sulaj, përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2015.

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, do të përballet në orën 12:30 me gjetjet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Rivlerësimi i inspektores së ILDsë është bërë nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko. Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Daniela Sulaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Daniela Sulaj zotëronte 9.3 milionë lekë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e saj familjare kap vlerën e 27.2 milionë lekëve. Sulaj zotëron në fund të vitit 2015, 618 mijë lekë likuiditete në bankë, pasuri të luajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 23.5 milionë lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...