8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Instalonte matës energjie elektrike kundrejt pagesës, arrestohet 46 vjeçi punonjës i OSHEE-së

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit, ndërsa në pranga ka rënë një 46-vjeçar, i cili u instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi:

 

 

– B. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...