8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

INSTAT/ Importi i zarzavateve rritet me 45% në 8 muaj

Teksa fermerët shqiptarë ankohen se, prodhimet e tyre po shiten nën kosto, tezgat me ushqime në pikat e pakicës janë “pushtuar” nga produktet e importit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë 8-mujorit 2022 u vu re një rritje e pazakonte e importit të zarzavateve në sasi me 45.6% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Gjatë janar-gusht u importuan 30 mijë tonë zarzavate në vend, nga 20 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Nga ana tjetër eksportet e zarzavateve në sasi u rriten vetëm 1% në 8-mujor. Sipas INSTAT eksportet e zarzavateve arritën në 105 mijë tonë në janar-gusht 2021, nga 98,5 mijë tonë që ishin në këtë periudhë kohore të vitit 2021.

Eksportet në sasi të zarzavateve ishin në vendnumëro, teksa rritja galoponte e importeve tregon për një hendek në prodhim.

Tezgat e shitjes me pakicë janë të mbushura plot me prodhime importi, sidomos prodhimet e sezonit të tilla si sallata jeshile, karota, lakra, kungujt, patate, brokoli etj.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit Lushnjë dhe Berat bëjnë me dije se importet e prodhimeve bujqësore do të rriten me shpejtësi në të ardhmen pasi sipërfaqet e mbjella në vend kanë rënë këtë vit dhe prodhimet që realizohen kanë kontrata me eksportin. Hendeku që mbetet në tregun vendas po mbulohet me import.

Dy vitet e fundit ankesat e fermerëve janë rritur në lidhje me kostot e larta dhe mungesën e fuqisë punëtore. Bujqësia shqiptare ka mbështetjen më të ulët buxhetore në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, ndaj prodhimet shqiptare po bëhen gjithnjë e më pak konkuruese.

Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjerë me vetëm 0.28%. E njëjta situatë vijoi edhe në tremujorin e parë 2022 me vetëm 0.1%.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para la pa mbjellë qindra hektarë tokë. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...