31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Soreca: “Koha që BE të mbajë premtimin”! Rama: “Sot kjo familje ka ca probleme, që nuk ia kemi krijuar ne dhe nuk ia zgjidhim dot”

Për ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca integrimi i Shqipërisë në BE ndodh dita ditës ndonëse ende nuk ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ambasadori Soreca kërkoi nga BE sakaq të mbajë premtimin.

“Unë mendoj që integrimi ndodh dita ditës, Shqipëria po integrohet në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme. Shqipëria ka dhënë rezultatet,  është koha që BE të mbajë premtimin. Të lexojë raportin dhe të gjejë në të pikat e forta për të kaluar atë ngërc që ka mbetur” u shpreh Soreca.

Nga ana e tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka arritur rezultatet e kërkuara, por është BE ajo që nuk po arrin rezultate.

“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Shqipëria i ka arritur rezultatet është BE që nuk arrin rezultate. Është KE që ka thënë duhet të ulemi dhe nuk po ulet. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë këtu. Nëse ne vijojmë procesin e reformave dhe KE, gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vijojmë të bëjmë përparim, këto nuk i bëjmë se do marrim provimin atje, por që këto përparime të qëndrojnë këtu. Janë rezultate të arritura këtu. E zëmë se BE do vijojë të bëjë këtë punë edhe 10 vjet të tjera. Po po po folim… c’do bëjmë ne, do i lëmë punët? Po kujt do i bëjmë dëm? Do humbasin gjumin në Berlin e Paris? Do i bëjmë dëm vetes. BE na ndihmon me instrumentat, me dijen e madhe për sesi bëhen këto punë dhe me gjykimet e kritike dhe me financimet e veta. Nëse këtu sot dikush duhet të japë llogari pse s ka arritur rezultate është BE. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE dhe ne duhet ta pranojmë. Sot ajo familje ka ca probleme që nuk ia kemi krijuar ne dhe nuk ia zgjidhim dot ne.” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...