11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Integrimi në BE/ Kryeministri Rama intervistë për televizionin francez: “Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizion publik francez, France24, ku ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Rama është pyetur për çështjen e integrimit dhe nëse akuzon Bullgarinë se ka bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kryeministri Edi Rama shprehet se pengesa kryesore aktuale për integrimin europian të Shqipërisë është vetoja e vendosur nga Bullgaria.

“Po, jemi në një situatë mjaft absurde, për t’ju thënë të vërtetën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar, sepse siç e dini, Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht vetëm me një veto të njërit prej anëtarëve të tij. Që prej disa vitesh, Franca kishte një qëndrim më pak entuziast, i cili nuk lidhej me Shqipërinë, apo me problemet e Shqipërisë, por ishte një qëndrim që lidhej me vizionin e presidentit francez, një qëndrim shumë i qartë i shprehur prej tij për nevojën për thellimin e reformave në Evropë në mënyrë që të ecej më shpejt me zgjerimin.
Dhe vizioni i tij u shty përmes një metode të re integrimi, e cila pasi kishte miratimin e të gjithë të tjerëve, dhe ja pra. As presidenca franceze nesër dhe as Franca, Gjermania dhe të tjerët sot nuk kanë forcë ta lëvizin Bullgarinë, nëse vetë Bullgaria nuk pranon të lëvizë nga pozicioni i saj, i cili është një pozicion mjaft i ndërlikuar për t’u shprehur, për t’u shpjeguar këtu, por që e bën procesin edhe më të ndërlikuar duke vendosur mes nesh dhe Bashkimit Evropian një çështje që është qartësisht dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Çfarë vale migrimi?!
Problemi i valëve të migrimit nuk lidhet për mendimin tim me avancimin e procesit të integrimit, por është veçanërisht i lidhur me të kundërtën, sepse e kundërta krijon situate që bëjnë që emigracioni ilegal të lulëzojë dhe rrjetet kriminale të fitojnë para. Ja pra, unë nuk shoh një rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi, Evropa ka mundur të thithë miliona, miliona e miliona të tjerë në dëm, me thënë të vërtetën, të vendeve që kanë humbur shumë kapital njerëzor për shkak të këtyre lëvizjeve nga Lindja në Perëndim dhe për të thënë të vërtetën, Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit që vijnë nga Evropa Lindore, ose njerëzit që shkojnë nga Ballkaninë Evropën Perëndimore”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...