10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Intervista e plotë/ Alda Nikolli: Nuredin Dumani qëndron pas shpërthimit me tritol në derën e banesës

Alda Nikolli, një prej motrave të cilave iu vendos tritol në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 korrik), ka rrëfyer lidhjen e saj me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, që sipas saj, qëndron pas shpërthimit me lëndë plasëse.

E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj, Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, i cili gjithashtu është dyshuar si vrasës me pagesë dhe ndodhet në burgun 313 në Tiranë. Ajo shprehet se gjërat ndryshuan pasi e dashura e Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen e tyre.

Nikolli ka treguar se ka marrë kërcënime nga Dumani, i cili kërkonte të hiqte statusin e Amarildo Xhanej dhe të dëmtonte prokuroren e çështjes së tij. Sipas saj, Dumani vazhdon aktivitetin e vënies së gjobave edhe brenda burgut, duke përdorur presion dhe kërcënime.

Alda Nikolli theksoi se ka raportuar çështjen në SPAK dhe policinë e Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje konkrete. Ajo shprehu frikën për jetën e saj dhe të familjes, duke theksuar se ndihet e rrezikuar nga veprimet e Dumanit dhe mbështetësve të tij.

Intervista e plotë:

Neve na vendosën tritol në shtëpi, kjo erdhi si pasojë e një video, mendoj dhe dyshoj, gjithashtu edhe një kërcënimi që kemi marrë dy ditë para shpërthimit. Nuk di të kem pasur njëherë probleme me njeri.

I vetmi kërcënim që kam marrë unë është i Nuredin Dumanit.

Si u njohët Nuredin Dumanin?

E kam njohur nëpërmjet kunatit tim, Amarildo Xhanejt dhe ndodhet tek 313, ndodhen në një godinë. Jemi njoftuar nëpërmjet Skype, kemi lidhur kontaktet, kemi vazhduar të flasim.

Sa të shpeshta ishin komunikimet mes jush?

24/24

A i lejohej?

Patjetër, Nuredini është drejtori i burgut, nuk është i burgosur, se di kush e thotë.

Çfarë interesi kishte Nuredin Dumani ndaj teje?

Mendova që donte të më njihte, por paska pasur qëllim që të më përdorë, si mua dhe motrën time Xhovanën.

Cili ishte qëllimi i tij?

Qëllimi i tij ishte që t’i hiqte statusin kunatit tim, Amarildos, të pushonte nga puna prokuroren se s’po ia përmend emrin dhe të lante haqet me hasmin nëpërmjet meje.

Pse thua që është i interesuar të heqë statusin e kunatit tënd?

Sepse ma ka shprehur, më ka thënë që atë e ka futur Emiljano Shullazi aty, nuk e meriton të jetë aty, do ta heqin, motrën tënde do ta vrasin. Këto ishin fjalët e tij.

Po interesi tjetër për të dëmtuar prokuroren e çështjes së Amarildos?

Sepse më duket se kishte nja dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo. Nuredin Dumani kështu jeton duke i vendosur gjoba njerëzve, sepse nuk është se ka lekë.

E vazhdon aktivitetin e vënies së gjobës edhe në burg?

Patjetër që po, jo më larg se para disa ditësh i vendosi gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar edhe të pranojë gjëra që nuk i ka bërë.

Në çfarë forme?

Nëpërmjet presionit, ia vinte edhe Dakut, i cili është Leonard Luzi, por që për fat të keq është kapur dje (16 korrik) dhe nuk ka arritur dot që t;ia vendosë.

Kishte kompjuter, laptop personal, posi jo, patjetër. Çdo gjë kishte ai, ishte dhomë, jo burg por si hotel. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime, Nuredini ka.

Çfarë të tregonte?

Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera, ndërkohë që nuk e dija që Nuredini paska pasur tjetër jashtë. E ka të dashur, është vajza që është kapur me të ditën kur e arrestuan, Mirjeta Avdiu.

Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, kemi vazhduar akoma të flasim bashkë. por momentin që mori vesh se kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që ‘unë i kam dorëzuar letrat atij’ ai më bëri bllok. Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar, i kanë bllokuar të gjitha adresat që të rrinte i qetë. Donte të më linte të qetë nja dy ditë dhe të vepronte, më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë. Brenda një jave e gjysmë Amarildo është rrahur dy herë nga Nuredin Dumani, sepse aty bën ligj, futet me gjithë policët brenda në dhomë.

Shiko kërcënimet dhe ndodhinë që ndodhi para disa ditëve, ky është Nuredin Dumani që merret me femra se me burrat i ka mbyllur hesapet ai.

A i je drejtuar institucioneve të drejtësisë?

Patjetër, nuk do të vija kurrë këtu pa shkuar para tek shteti.

Çfarë përgjigje ke marrë?

Kam shkuar në SPAK, tek policia e Elbasanit, asnjë nuk e merr mundimin, më saktë nuk ka shanse të bëj denoncim ndaj Nuredin Dumanit, se Nuredin Dumanin e duan më shumë se popullin dhe e mbrojnë me forcën e shpirtit.

Ndihem e rrezikuar, në SPAK më thanë që s’ka dashur të të vrasë, por thjesht për të trembur.

Ku i dihet këtë radhë ndoshta edhe e arrin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...