31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Intervistë me Shyqyri Nevruzin: Pistë e re për vrasjen e të birit në Dhërmi

Shyqyri Nevruzi, babai i recepsionistit 31-vjeçar Eraldo Nevruzi, i cili u vra në Dhërmi nga bashkëpronari i hotelit ku punonte, ka nxjerrë në pah një pistë të re për krimin e rëndë ndaj të birit. Në një intervistë, Nevruzi zbulon detaje të reja për incidentin dhe lidhjen e të birit me autorin e vrasjes, Gerald Shehu.

Nevruzi thotë se djali i tij nuk kishte njohje të mëhershme me Shehun apo me dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës. Eraldo kishte vetëm një muaj që kishte shkuar në Dhërmi dhe ishte punësuar në hotel vetëm pesë ditë më parë, pasi kishte kërkuar punë si barist dhe më pas ishte marrë në recepsion për shkak të njohjes së tre gjuhëve të huaja.

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...